“5000 USD nëse keni një ide”, çfarë po paralajmëron kryeministri deri në 30 shtator

0
456

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje atyre që kanë ide për të krijuar një sipërmarrje apo biznes që punëson të rinj të përfitojnë nga programi i Vetëpunësimit të Shërbimit Kombëtar të Punës.

Bëhet fjalë për një grant prej 5 mijë dollarësh dhe afati i dorëzimin e aplikimeve mbyllet më 30 shtator.
Statusi i Ramës:
Nëse keni një ide për të krijuar një sipërmarrje apo biznes, ku punësohen të rinj të moshës 18-30 vjeç, ju mund të aplikoni në Programin e Vetëpunësimit të Shërbimit Kombëtar të Punës–
Ju mund të fitoni një mbështetje financiare për t’i dhënë jetë idesë tuaj dhe krijuar njohuritë e nevojshme në menaxhimin e biznesit
Granti i Start Up-it tuaj është deri në 5000 USD dhe afati për dorëzimin e aplikimeve mbyllet më 30 shtator

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj