Ermal Meta poston foto me të vëllain identik në dasmën e së motrës

0
685

Këngëtari shqiptar Ermal Meta  dje ka patur një ditë gëzimi familjar. E motra e tij është martuar. Këngëtari teksa ka publikuar një foto me të motrën nuse dhe vëllain e tij, i ka bërë një dedikim të veçantë të shtrenjtës së saj.

“Kush nusja më e bukur në botë?
Udhëtim të bukur dhe shpresoj të jesh e lumtur dhe e ndritshme siç je në këtë foto. Unë do të shoh nga larg dhe sa herë do të kesh nevojë për mua do të tërheqësh atë fije diamanti që na lidh, unë do ta dëgjoj dhe do të vrapoj drejt teje.
Kjo është dashuria!”, shkruan Meta në Faceebook.
Mirëpo ajo që vihet re në foto është ngjashmëria me të vëllain. Të dy kaçurrels, e me buzëqeshje thuajse njësoj.  Vetëm mjekra e të vëllait bën diferencën.
Kujtojmë që Ermal Meta është këngëtari i cili na ka bërë krenar duke fituar ‘Sanremon’ me këngën e tij “Non mi avete fatto niente” bashkë me Fabrizio Moron. Ndërsa në Eurovision u rendit i pesti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here