Konkurrencë e ‘zjarrtë’ për audiencë. Memaqi kërkesë Luana Vjollcës: Vonohu sa më shumë

0
482

Sonte nis në Tv Klan sezoni i ri i emisionit ‘Xing me Ermalin’. Mirëpo këtë herë ka ndryshuar edhe orari kur do transmetohet programi.

Lajmi është bërë me dije nga vetë moderatori Ermal Mamaqi, i cili shprehet se programi është zhvendosur në orën 21:40 dhe do të ketë  të ftuar fillimisht Afërdita Dreshajn dhe më pas vajzat e ‘Hostel by Anabel”.

Ndërkohë në postimin e Ermalit nuk ka kaluar pa komentuar edhe moderatorja Luana Vjollca. Kjo e fundit ‘ka zbutur gjakrat’ dhe i ka uruar Ermalit suksese.

Suksese” – shkruan Luana.

“Rrofsh motër, vonohu sa më shumë që të kesh mundësi” – i përgjigjet Mamaqi.

“Mos e tepro tani. Boll që të lash të filloje i pari!” – ia kthen moderatorja, duke konfirmuar se edhe këtë sezon do të jetë në ekranin e “Top Channel” çdo të shtunë me “Shiko Kush Luan”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here