Policia e Vlorë ka finalizuar një operacion gjatë ditës së djeshme ku ka sekuestruar armë zjarri municion luftarak, tritol, kapsolla, granatë ofensive si dhe sasi lënde narkotike.
Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Maskimi”.
• Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
http:/https://youtu.be/Yv02AlV6pWg