Rezultonin të vjedhura, bllokohen makinat luksoze në Durrës

0
559

Dy makina luksoze janë bllokuar në Durrës, pasi rezultonin të vjedhura jashtë shtetit.

Njëra prej makinave është një ‘Ferrari’.

Sipas Policisë së Durrësit, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip ‘Ferrari’ rezultoi i vjedhur në Itali.

Ndërkohë, makian tjetër e vedhur është një ‘Range Rover’, e cila i përkiste një qyteari nga Kosova, i identifikuar me inicialet B. M., 38 vjeç./Syri.net

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua. Neni 141/a  i Kodit Penal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here