Aksioni i forcave RENEA del jashtë kontrolli, Dyshime se strehonte dy vrasës në banesë, 77-vjeçari i qëllon me armë

0
546

Një aksion i forcave RENEA thuajse ka dalë jashtë kontrollit, pasi janë përballur me një person i cili ka bërë rezistencë, madje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë.

Aksioni është zhvilluar në orën 05.30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Remas në Lushnjë dhe kishte si qëllim kapjen e dy personave të dyshuar për vrasje, të cilët mendohet se po strehoheshin në banesën e Haxhi Lukës, 77 vjeç.

Megjithatë, i moshuari nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre me armë nga dritarja e banesës.

RENEA i është përgjigjur duke qëlluar në ajër, megjithatë i moshuari ka mbetur i plagosur në kokë, në rrethana deri tani ta paqarta, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here