“Rama mbrëmë e tha troç dhe live, ç’the për ‘Fusha shpk’ do përdoret kundër teje në gjykatë”

0
657

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar për herë të parë publikisht se është vetë ai që ia ka kërkuar kompanisë ‘Fusha shpk’ të ndërtojë aty dhe jo e kundërta.

Nisur nga kjo deklaratë e Ramës mbrëmë në Top Channel, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi thekson se kryeministri do të mbajë përgjegjësi dhe do të përdoret kundër tij në gjykatë.

“Edi Rama mbrëmë e tha troç dhe live: Fusha nuk mund të ndërtonte i vetëm në 298 m2 dhe se “ia kemi kërkuar ne që nuk ndërton dot për hesapin tënd por urdhëro dhe merr përsipër të kontribuosh për të ndërtuar teatrin‎” (?!)”, shkruan deputeti demokrat.

Reagimi i plotë:

Edi Rama, cfare the per Fushen mund te perdoret kunder teje ne gjykate!‎

Edi Rama mbreme e tha troc dhe live: Fusha nuk mund te ndertonte i vetem ne 298 m2 dhe se “ia kemi kërkuar ne që nuk ndërton dot për hesapin tënd por urdhëro dhe merr përsipër të kontribuosh për të ndërtuar teatrin‎” (?!). ‎
Te gjithe e dime qe prapa Fushes fshihet Rama, por eshte hera e pare qe pranon publikisht se eshte ai, vete Edi Rama, qe ia ka kerkuar Fushes te ndertoje aty dhe jo e kunderta.

Zyrtarisht, deri me sot, Edi Rama u ka thene shqiptareve se Fusha ka bere nje OFERTE TE PAKERKUAR qe duke patur te veten vetem 298 m2 truall, te merrte per zhvillim 9.000 m2 truall publik, te prishte Teatrin Kombetar e te ndertonte ‎nje te ri me gjoja 30 milion euro, por mbi te gjitha do te ndertonte 92.000 m2 ndertim privat ne qender te Tiranes me perfitim mbi 200 milion euro. Dhe mbi bazen e kesaj oferte, u mblodhen me nxitim Qeveri, Bashki e Parlament dhe hartuan ligjin “Fusha” sepse i mrekulloi oferta e tij.

Madje ka me keq. Mbreme ai deklaroi: ‎”Nuk ndërton dot nëse një pronar me pronë të vogël tek kufiri i pronës nuk të jep pelqimin. […]‎

Ne do ta hapim garën. Do ndodhë që një kompani tjetër që do të ndërtojë teatrin duhet të marrë prokurat e pronarëve. Nëse e merr bujrum, ne nuk kemi asnjë problem‎.”

Pra Kryeministri ka pregatitur edhe kurthin dhe mashtrimin tjeter per shqiptaret dhe BE. Gjoja do te hape gare per zhvillimin e 9.000 m2 truall publik per ndertim kullash duke prishur Teatrin, duke vene si kusht per fitimin e gares marrjen e pelqimit nga Fusha, si zoterues i prones kufitare prej 298 m2‎.

‎Fushes, i cili garon edhe vete, Rama i jep porosine qe te mos e jape pelqimin e ndertimit ngjitur me te per te tjeret, edhe pse ata kane oferta shume here me te mira. Keshtu, Fusha del i vetmi konkurent qe ploteson cdo kusht edhe pse ka oferten me skandaloze. ‎

Pra zyrtarisht Edi Rama kryeminister ka pranuar se ka mashtruar publikun. Mbreme ai pranoi qe ka kryer veper penale. Pranoi se ka bere marrveshje per partneritet si perfaqesues i pu‎blikut me nje privat, qe privati te beje sikur gjoja ka bere oferte te pakerkuar qe te zhvilloje pronen publike me perfitim marramendes per privatin, por qe cdo gje e ka organizuar vete ai, Edi Rama Kryeministri qe firmosi ligjin Fusha.

Ky nuk eshte Partneritet Publik Privat (PPP‎). Ky lloj PPP quhet KORRUPSION klasik publik-privat. Edi Rama kete e pranoi mbreme publikisht. Kjo nuk eshte ceshtje per prokurorine e ngordhur te Arta Markut. Kjo eshte pune per SPAK, prokurorine e re antikorrupsion, sapo te ngrihet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here