Albano Carrisi nuk do të këndojë më. Këngëtari italian konfirmon largimin e tij nga muzika raportojë mediat vendase. Në një intervistë në emisionin, ‘Mattino Cinque” ai ka thënë se nga data 1 janar 2019 nuk do të këndojë më.
“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”- ka thënë 75-vjeçari. 31 dhjetori do të jetë data e fundit e koncertit të tij. Shkaku i largimit të tij janë bërë sëmundjet. Në vitin 2017 këngëtari i njohur italian u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.