20 vjetori i vrasjes së Hajdarit, flet Sali Berisha: Azemi vuri peng fëmijët, ja premtimi që u bëri studentëve

0
595

Partia Demokratike po mban një simpozium për të nderuar figurën e Azem Hajdarit, në 20 vjet nga humbja e tij. Në përkujtimore marrin pjesë figura të rëndëishme të PD, ndër vite. Ndër ta ishte edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

“Ne po nderojmë sot ndofta një nga figurat më të jashtëzakonshme të historisë sonë kombëtare. Por për ne që patëm fatin ta njohim, të bashkëpunojmë, sot kjo nuk është një ditë përkujtimore. Në kuptimin që në rast se ka një njeri që është gjallë edhe pas vdekjes, unë them se është Azem Hajdari.

Duke vënë peng fëmijët e tij, duke u thënë studentëve, se unë kur tu tradhtoj ju kam tradhtuar Rudinën dhe Kirin. Me këtë betim, ky ishte student me familje, njeri i panjohur për atë grup studentësh që e rrethonin, ata e pranuan si lider, i përfaqësoi në takim me kreun e shtetit, i tha se nuk kemi ardhur këtu për një gotë caj më shumë. Në dy të natës ndodhi ajo që shkelte cdo ligje  traditë, përfaqësuesve të studentëve u doli ministri me brutalitet e batalionit të stampistëve i rrahu i bëri përshesh”- tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here