Shtyhet seanca e parë për Bledar Jambellin e Kristaq Licin të pandehur për porositjen e vrasjes se ish kryepolicit Artan Cuku. Nga seanca paraprake rezultoi se drejtoria e policisë së Beratit dhe Fierit nuk kanë kryer njoftimet e tyre për seancën gjyqësore.
Sipas gjykatës së Krimeve të Rënda, këto dy drejtori s’kanë kthyer përgjigje nëse i kanë gjetur apo i kanë njoftuar personat në kërkim.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi t’i drejtohet me një ankesë kryepolicit Ardi Veliu për moskthim përgjigje nga Policia e Beratit dhe e Fier për të kërkuarit.
Seanca e radhës për personat e sipërpërmendur pritet të zhvillohet më 25 shtator. Ndërkohë në një shkresë kthim-përgjigje, policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme ka njoftuar Prokurorinë se këta dy shtetas fshihen jashtë Shqipërisë.