Tritol banesës së kreut të OSHEE/ Flet babai: Jemi të tmerruar! Ja ku dyshojmë

    0
    568

    Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vendosur banesës së Xhavit Mashës, babait të drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën, Besnik Mashës.

    Lënda plasëse ka shpërthyer rreth ores 02 e 45 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale. Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe vetë banesa. Lidhur me ngjarjen ka folur dhe pronari i Banesës. Sipas tij ky sulm ka lidhje me detyrën e djalit.

    “Janë shkaktuar dëme të medha materiale në banesë dhe në automjetin që ndodhej në oborrin e banesës. Shpërthimi na trembi pamasë, jemi të tmerruar. Ishte shumë i fuqishëm. Dyshojmë se sulmi me lëndë plasëse ka lidhje me detyrën e djalit tim”  tha Xhavit Masha.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here