Skandal/ SHBA e akuzoi për korrupsion të frikshëm, Basha e bën “shpëtimtarin” e politikës shqiptare (kabllogrami)

0
619

Edhe pse nga lideri i demokratëve vettingu u pa si zgjidhje e të gjitha problemeve që sipas tij kanë bllokuar Shqipërinë, duket se përgatitja e opozitës për propozimin e saj është shumë e dobët, natyrisht per faktin se vetë Basha nuk e do atë siç e tregoi edhe kur refuzoi propozimin e Ramës që vetingu të ishte edhe për familjarët.

Por për të vazhduar lojën e nisur, sot Basha ka ngritur grupet e punës, ku kryesorja është edhe pika e vettingut të politikanëve.

Në grupin e punës që do të udhëheqë aksionin për vetingun në politikë është edhe deputeti Xhemal Gjunkshi.

Gjunkshi është Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, që në kabllogramet e Ambasadës Amerikane, publikuar në 2011, akuzohej nga ambasada e SHBA në Tirane, për korrupsion të frikshëm, pasi kupola e institucionit që drejtohej prej tij u merrte deri në 7 mijë dollarë ushtarëve shqiptarë që shkonin me mision në Irak dhe Afganistan.

Ja çfarë ka shkruar Ambasada Amerikane për deputetin në fjalë:

Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë. Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit. Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin. Por, megjithatë, ka pasur ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “New York Times” për publikim.

Pra Basha ka futur në listën e deputetëve që do të merren me vetingun deputetin i cili ishte koka e institucionit të akuzuar nga SHBA për korrupsion. A është kjo sfidë ndaj SHBA-së? Sepse tallje me shqiptarët është dukshëm.

Kabllogrami i plotë i Ambasadës:

1. Ministria e Mbrojtjes u zhgënjye kur mësoi se misioni i saj në Irak do të përfundonte në fund të dhjetorit, pasi Shqipëria nuk u përfshi në listën e vendeve të koalicionit ku qeveria italiane do të kërkojë të qëndrojë. Një arsye mund të jetë vazhdimi i praktikave për të kërkuar ryshfet kur përzgjidhen oficerët për vendosjen e trupave jashtë vendit. Kjo praktikë korrupsioni nuk është e re dhe oficerët deklarojnë se është ulur disi qëkur qeveria amerikane e trajtoi këtë problem pak vjet më parë. Por ata pranojnë se praktika ekziston ende, dhe kjo e bën të vështirë formimin e një njësie koherente ushtarake. Praktika kohët e fundit është bërë shkak për ankesa nga oficerë të nivelit të ulët. Ambasadori Withers do ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, javën e ardhshme.

2. Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë. Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit. Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin. Por, megjithatë, ka pasur ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “New York Times” për publikim.

3. Kontingjenti i fundit në Irak është dërguar në shtator, që do të thotë se ata e përfundojnë misionin e tyre më herët se afati gjashtëmujor dhe nuk do të jenë në gjendje që të përfundojnë së paguari borxhet e tyre. Kjo mund të jetë një arsye që Ministria e Mbrojtjes po konsideron vendosjen e grupit nga Iraku në Afganistan menjëherë pas kthimit të tyre nga Iraku, në mënyrë që ushtarët të përfundojnë periudhën e tyre gjashtëmujore dhe të përfundojnë pagesën e borxheve.

4. Një nga shumë pasojat negative të kësaj praktike korrupsioni është se meqë vetëm oficerët që paguajnë ryshfetin përzgjidhen për vendosjen jashtë vendit, dyshohet se ata mund të jenë persona të trajnuar pak, apo të patrajnuar.

5. Kur ne i pyetëm punonjësit e Ambasadës për këtë praktikë, u informuam se ka pasur një rënie të saj qëkur ambasadorja Marcie Ries e ngriti këtë çështje dy vjet më parë. Oficerët pranuan se që prej dy vjetësh praktika ka pësuar rënie, por ekziston ende. Punonjësit deklaruan se kjo praktikë është rezultat i pagave të papërshtatshme që marrin oficerët, gjë që krijon nxitje për korrupsion, dhe se problemi nuk do të zgjidhet derisa pagat e ushtarëve të rriten në një nivel të përshtatshëm.

6. Ambasadori Withers planifikon ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, të programuar për më 20 nëntor. Withers.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here