Ambasadori amerikan Donald Lu do të japë sot intervistën e fundit për një televizion shqiptar. Përpara se të largohet nga Tirana, Lu do të flasë për gazetarin Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’, në Vizion Plus.
Kur u emërua në vendin tonë, Donald Lu u përpoq të qëndronte larg mediave, por zhvillimet e vrullshme politike dhe veçanërisht reforma në drejtësi, e bën atë protagonist të shpeshtë në televizionet shqiptare dhe daljet publike.