Përgjigja e BE për Teatrinreagon Erjon Veliaj

0
590

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me letrën e Komisionit Europian, me anë të së cilës i jepet fund ngërçit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se BE ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në.

“Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here