Kuvendi rrëzoi dekretin për bixhozin, përgjigjet Presidenca: S’kishim njoftim për mbledhjen

0
385

Presidenti i Shqipërisë ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me vendimin e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend për të rrëzuar dekretin për Lojërat e Fatit.

Sipas zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, institucioni nuk ka qenë i njoftuar nga Kuvendi për trajtimin e kësaj çështje.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga SYRI.net për arsyen e mosparaqitjes së institucionit të Presidentit në seancën e sotme të zhvilluar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku u shqyrtua Dekreti i Presidentit nr.10850, datë 30.07.2018, ‘Për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr.39/2018, ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, i ndryshuar’, me qëllim rishikimin e nenit 6 të këtij ligji që lehtëson barrën fiskale të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushat e lojrave të fatit, deklaroi se:

Institucioni i Presidentit nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë shqyrtim.

Institucioni i Presidentit nuk i lëviz asnjë presje qëndrimit për këtë çështje, të bërë edhe publik.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj