“San Siro”, marrëveshje shekullore mes Interit dhe Milanit

0
568

Interi dhe Milani duket se janë dakordësuar mbi çështjen e stadiumit “San Siro” dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane dy skuadrat për 99 vitet e ardhshme do të ndajnë sërish stadiumin.

Dëshira e zikaltërve nuk ka munguar në asnjë rast, por problemi më parë qëndronte te “djalli”. Tani me ardhjen e pronarëve të rinj dy ekipet janë gati edhe për investimin e ri në impiantin mitik.

Sipas asaj që tregon “Gazzetta dello Sport”, në mënyrë të veçantë do të negociohet me Komunën e Milanos për një koncesion 99-vjeçar. Nuk mund të flitet teknikisht për një stadium në pronësi të klubeve (sepse pas një shekulli do i rikthehet Komunës), por do të jetë pothuajse i tillë.

Sot Interi dhe Milani janë me qira aktualisht në “San Siro” dhe ka pak kohë që është aprovuar nga Komuna një ndërhyrje mirëmbajtje e jashtëzakonshme me vlerë 15 milionë euro.

Në javët e ardhshme, drejtuesit e dy klubeve milaneze do të takohen për të caktuar një plan të përbashkët e më pas ta prezantojnë në tavolinën e tratativave në “Palazzo Marino”, Milano.

Duhet theksuar që Komuna është dakort me një zgjidhje të tillë sepse tifozëve do i jepej mundësia të qëndronin në stadiumin e tyre legjendar dhe në atë që tashmë shumë prej tyre e cilësojnë “shtëpi”.

E nga ana tjetër, Komuna do të merrte siguri se dy klubet do të investonin akoma më shumë në një nga pikat më të vizituara në Milano, stadiumi “San Siro”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here