“Ç’bëni kështu more djema”, Vrasja e informatorit, Artan Hoxha deklaratë bombë: Ja ç’ka thënë viktima në momentin e vrasjes

0
549

Gazetari i njohur investigativ , Artan Hoxha ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë të fortë në studion e “Opinion” lidhur me vrasjen e Alket Muhos në Memaliaj.

Lidhur me vrasjen e informatorit të policisë, Hoxha tha se ka dyshime se dy personat e arrestuar  nuk janë vrasësit e vërtetë.

Gazetari bën me dije se ka dalë në këtë përfunim nisur  nga dëshmia e bashkëshortes së viktimës, me të cilën viktima ka qenë duke folur në telefon në momentin e vrasjes.

Në dëshminë e saj bashkëshortja ka bërë me dije se në anën tjetër të telefonit ka dëgjuar bashkëshortin e saj që ka thënë: “Ç’bëni kështu more djema?”

“Alket Muho në momentin e vrasjes ka qenë duke folur në telefon me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja ka deklaruar se ka dëgjuar plumbat në telefon dhe nisur nga kjo ka shkuar në tokat e tyre për të parë çfarë ka ndodhur. Në dëshminë e saj gruaja e Alket Muhos ka thënë se në anën tjetër të telefonit ka dëgjuar Alketin që ka thënë: Po ç’bëni kështu more djema? Ndërkohë theksoi që personi i arrestuar është 60 vjeç, nuk është djema”, deklaroi Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here