Vrasja në Memaliaj/ Zv.ministri i Brendshëm: Alket Muho nuk ishte informator policie

0
518

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka deklaruar se 43-vjeçari Alket Muho që u vra në Memaliaj, nuk ka qenë informator i policisë.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, zv/ministri Lamallari dha garanci se Muho nuk ka qenë informator, por vrasja e tij ka lidhje me konflikt pronësie për dy personat e arrestuar, Hetem dhe Dino Muho, at e bir.

“Është mohuar kategorikisht. Sot gjykata ka dhënë masën e sigurisë burg për dy persona, që do të thotë provat që disponojnë flasin për konflikt pronësie. Se çfarë thonë do kanalet mediatike është një gjë, çfarë thonë gjykatat është tjetër gjë”, është shprehur zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Sot, Gjykata e Gjirokastrës i la në burg dy të dyshuarit për vrasjen e Alket Muhos. I ndjeri ka denoncuar disa herë në polici dhe SHÇBA për parcela me kanabis të kultivuar në Memaliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here