Basha merr vendimin në mbledhjen e grupit dhe niset drejt Gjermanisë, ja arsyeja

0
590

Partia Demokratike po zhvillon në këto momente mbledhjen e Grupit Parlamentar me dyer të mbyllura. Burime nga selia blu bëjnë me dije së këtë të enjte opozita do të bojkotojë sërish Kuvendin dhe do mblidhet në Durrës.Po ashtu opozita do të bojkotojë edhe komisionet parlamentare gjatë kësaj jave.

Në mbledhje po diskutohen ndryshimet kushtetuese lidhur me vettingun në politikë, propozuar nga kreu i kësaj  force politike, Lulzim Basha.Ndërkohë, menjëherë pas mbledhjes Basha mësohet se do të niset drejt Gjermanisë. Në vizitën 1 ditore kreu i PD do të ketë takime në Bundestag.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here