Aleati paralajmëron Bashën: Nëse hyn në zgjedhje me këtë ligj do të dalim të humbur!

0
532

Nëse kryetari i PD Lulzim Basha do të hynte në zgjedhje me ligjin aktual zgjedhor, aleati i tij, Dashamir Shehi thotë se del i humbur. I pyetur nëse opozita është e gatshme për zgjedhjet parlamentare njëkohësisht me ato lokale, siç është shprehur kreu i PD, në takimin me strukturat në Shkodër, Shehi thotë se do të ishte një aventurë e panevojshme në kushtet e mos ndryshimit të ligjit për zgjedhjet.

“Ideja për t’i bërë zgjedhjet administrative bashkë me zgjedhjet politike sigurisht me një ligj të ri, nëse do të jetë ky ligj që është sot, edhe Basha po i  hyn kot një aventure të panevojshme. Duhet të jetë një ligj i ri që t‘i jap shanse shqiptarëve që ta pastrojë vendin e vetë nga personazhe të pavlefshëm, të korruptuar. Kjo do të ishte një zgjedhje shumë e mirë për Shqipërinë”tha Shehi për ReportTv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here