Zbulohet emri i emisionit të Eni Vasilit në Top Channel

0
605

Për 5 vite me radhë, Eni Vasili do të ishte pjesë e News 24 me emisionin politik Studio e hapur. Pas zërave të shumtë që nisën të qarkullonin gati 2 javë më parë rreth një largimi të mundshëm të saj drejt Top- it, Vasili konfirmoi më 1 shtator se do të niste një karrierë të re në Top.

Ndonëse nuk kishte dyshime që edhe emsioni në Top do të ishte me tematikë politike, nisur nga përvojë që tanimë Vasili ka fituar në këtë fushë, ende nuk dihej nëse sërish do të kishim të bënim me “Studio e hapur”.
Ditën e djeshme Top Channel në listën e programeve të tij ka shtuar edhe “Open me Eni Vasilin”.
“Dyer të hapura, zemra të hapura, burime, hapësirë, mendje, shoqëri, polici, sy të hapur” dhe në fund të videos- klip: “Studio e hapur”.
“Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili do të ketë një logo të re, ndërkohë që edhe studioja ku do të zhvillohet debati politik do të jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv në Top Channel.” shkruhet në website- n zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here