Valbona Selimllari rikthehet me një emision të ri

0
1285

Nëse ka një personazh shqiptar, për të cilin publiku bie në një mendje unanimisht në preferencë, është pa diskutim ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari që edhe pas kaq shumë vitesh pasi ka marrë kurorën, është ende një nga femrat më të bukura shqiptare.

Ajo është prej 5 sezonesh pjesë e “Dance With Me” në televizionin Klan, por duket se këtë sezon do të kemi mundësi ta ndjekim më shpesh në ekran bukuroshen shqiptare, e cila duket se do të drejtojë një emision të vetin në Ora News.

Ende nuk janë zbuluar detaje të këtij projekti, por mësohet se bëhet fjalë për një emision të ngjashëm me atë të realizuar vite më parë në Vizion Plus, ku Valbona dhe ekipi i saj rregullonin shtëpitë për njerëzit në nevojë.

Për këtë projekt, Selimllari ka folur edhe disa muaj më parë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku është shprehur se format i emisionit të saj do të jetë sërish në fushën e sociales, me target fëmijët në nevojë, sidomos ata të cilët aktualisht renden rrugëveMegjithatë, tashmë duket se jemi pranë finalizimit të këtij projekti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here