Është caktuar trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Apelimit për çështjen e prokurorit të Apelit në Tiranë, Gentian Trenova.
Trupa gjykuese është zgjedhur me short dhe kryesuse do të jetë Ina Rama ndërsa relatore e çështjes Natasha Mulaj.
Trenova u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve me pasurinë dhe aftësinë profesionale. Ai apeloi vendimin në KPA.