Korrigjimi i kufijve, Thaçi: Nuk ka marrëveshje të shkruar me Serbinë

0
524

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku ka folur mbi idenë e tij të korrigjimit të kufijve me Serbinë, një ditë para takimit në Bruksel me Aleksandër Vuçiç.

Thaçi u shpreh se marrëveshja për korrigjimin e kufijve me Serbinë është mjaft e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje paqësore, pasi jemi në një situatë të ngrirë, prandaj është e rëndësishme që të arrihet një e tillë.

Ndërsa përsa i përket marrëveshjes, Thaçi tha se ende nuk ka bisedime në terma konkretë, por deri tani janë realizuar dy takime në Bruksel.

“Nuk ka terma konkretë. Kemi bërë dy takime në Bruksel.Unë kam hedhur idenë pas takimit me drejtues të Luginës së Preshevës si dhe referendumit të 22 mars-it 1992 që Lugina të bashkohet me Kosovën, por tani forcat, balancat kanë ndryshuar ndaj në duhet të sillemi me përputhshmëri me kostelacionin ndërkombëtar. Ideja është origjinale e institucioneve të Luginës e institucionalizuar në Presidencën e Kosovës. Në rastin e marrëveshjes do të ketë njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”,-tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës u shpreh në lidhje me marrëveshjen se është shumë pesimist, por pavarësisht kësaj sheh një dritë jeshile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here