Daçiç: Veriun nuk do ta japim kurrë, nuk ka dilema

0
642
“E sigurt është vetëm se nuk do të diskutohet për dy gjëra – që Kosova të jetë autonomi brenda Serbisë dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Kërkohet kompromis, por shtrohet çështja se çka është komnpromis. Përkufizimi është njëra nga idetë. Por ide tjera nuk ka. Prandaj ka ortek rezistence në Prishtinë e në Beograd”, tha dje ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, duke reaguar ndaj një komenti të ngjashëm një ditë më parë nga presidenti kosovar Thaçi.
Sipas tij, me këtë ide janë të pakënaqura edhe vendet evropiane, sepse me këtë tregohet se ato megjithatë e kanë njohur tepër shpejt pavarësinë e Kosovës.
“Në qoftë se dialogu nuk shkon në drejtim të përkufizimit, mund të pritet vazhdimi i presionit ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën ashtu siç është. Ky presion do të manifestohet ashtu që do të ngadalësohet rruga jonë drejt BE-së. Kjo mund të bëjë që dikush në Kosovë të bëjë plane për një “Stuhi” (Oluja) kosovare, duke e ditur se Serbia ndoshta do të jetë e detyruar të reagojë ndaj kësaj, se ndoshta hyn në konflikt me KFOR-in, se Serbia do të kërkojnë ndihmën e Rusisë…”, thotë Dacic.
Sipas Dacicit, në ShBA tash “po fryjnë erëra të reja”, po hapen mundësi për zgjidhje me kompromis.
“Këto gjëra nuk kanë rënë nga qielli, për to po gjurmojmë me vite. Qëllimi ynë është një konferencë ndërkombëtare dhe pos BE-së, të gjithë të jenë garantues të asaj për çka do të merremi vesh”, ka thënë Dacic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here