Atletiko e Madridit ka fituar pa shumë telashe në xhiron e 13-të të La Ligës. Të dielën mbrëma fitoi ndaj Getafes me rezultat 3:0. Me pikët e plota, Atletiko Madridi mbetet lartë në tabelë. Aktualisht i ka 31 pikë pas 13 ndeshjeve të luajtura dhe zë vendin e tretë. Lidere është Barcelona me 36 pikë, ndërsa Real Madridi është i dyti me 33 pikë.
Aleks Baena në minutën e 10-të dhe Johnny Kardoso në minutën e 30-të, i shënuan dy golat e parë me asistim të Julian Alvarezit. Mbrojtësi i vendësve, Djene, u përjashtua nga loja pasi shkaktoi penallti. Dhe nga pika e bardhë në minutën e dytë të kohës shtesë, i pagabueshëm ishte mbrojtësi i krahut të majtë, Alejandro Grimaldo.
Ishte fitorja e parë e Atletikos pas disfatave nga Barcelona dhe Bajern Munihu, në La Liga e në Champions. Të mërkurën në Ligën e Kampionëve, Atletiko Madridi e pret Vikingu








































