Google search engine
Home Sport Murinjo “godet” sërish: Ata që duan paga të larta duhet të marrin...

Murinjo “godet” sërish: Ata që duan paga të larta duhet të marrin parasysh edhe rreziqet

0
24

Hoze Murinjo është mjeshtër i fjalës gjatë konferencave të shtypit. Ai vazhdimisht gjen tema interesante për ta zhvilluar debatin dhe e bën këtë edhe për të larguar presionin që vërtitet te skuadra e tij. Mjeshtër në artikulim dhe ironik si gjithmonë, ai sërish tërhoqi vëmendjen me lojtarët që paguhen shumë por duan të luajnë më pak ndeshje. “Lojtarët duhet të përshtaten me kërkesat e futbollit modern dhe të pranojnë rreziqet që vijnë nëse duan të vazhdojnë të fitojnë pagat e larta të ofruara nga kontratat e sotme”, tha të hënën trajneri i Real Madridit, Hoze Murinjo.

Murinjo po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me ndikimin e kalendarit të futbollit të mbingarkuar pas lëndimeve të rënda që pësuan sulmuesi i Bajernit të Munihut, Herri Kejn, dhe sulmuesi i Paris San Zhermenit, Desire Doue, gjatë fundjavës. “Nëse duam para, duhet të punojmë shumë dhe të marrim rreziqe. Kjo është jeta”, tha Murinjo përpara ndeshjes së Realit në Ligën e Kampionëve kundër PSV Eindhoven të martën. “Dhe nëse ka ndonjë lojtar që dëshiron të bëjë grevë sepse luajmë shumë ndeshje, atëherë do të duhet ta pyesim nëse dëshiron të fitojë 50 % më pak”. Doue do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale pasi këputi ligamentin kryqëzor në gjurin e djathtë gjatë fitores 3:2 të PSG-së ndaj Nice në Ligue 1 të shtunën. Fituesi i Topit të Artë, Kane, do të jetë disa muaj jashtë fushave pasi këputi një ligament të këmbës së majtë të premten në një barazim 1:1 me Këlnin në Bundesligë.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. “Çdo gjë në nivel financiar ka shumë peshë”, tha Murinjo. “Dhe ne duhet të përshtatemi, duhet të durojmë dhe të përshtatemi me një situatë të re dhe të vështirë. Dhe është e vështirë”. Murinjo pranoi se të luheshin më pak ndeshje do të ishte e preferueshme, por tha se interesat financiare do të vazhdonin të diktonin kalendarin e ngjeshur që përfshinte klubet dhe ekipet përfaqësuese. Doue ishte me Francën dhe Kane me Anglinë gjatë grumbullimit të fundit për ndeshjet ndërkombëtare që përfundoi javën e kaluar. “Ne, trajnerët e klubeve, pyesim veten pse ka kaq shumë ndeshje ndërkombëtare, udhëtime për miqësore dhe kjo Liga e Kombeve që nuk është e mirë për asgjë”, tha Murinjo.

“Por kjo është vetëm një fjalim i trajnerit të klubeve. Për trajnerët e ekipeve përfaqësuese, këto janë ndeshje vendimtare, dhe për federatat gjithashtu. Ato janë të rëndësishme për financat e federatave. Është një konflikt interesi nga një perspektivë sportive, por në fund të fundit janë paratë që vendosin gjithçka, kështu që le të vazhdojmë të luajmë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here