Autoritetet ekuadoriane kanë arrestuar një person, i identifikuar si Pablo Adrian HT, i njohur me pseudonimin “Caballo”, i cili dyshohet se ishte i lidhur me rrjetin kriminal shqiptar të drejtuar nga Dritan Gjika.
Gjika (foto poshtë) është i arrestuar vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas autoriteteve, “Caballo” dyshohet se vepronte si operator financiar i grupit dhe ishte i përfshirë në menaxhimin e aktiviteteve financiare të strukturës që merrej me trafikun e sasive të mëdha të kokainës drejt Evropës.
Arrestimi u krye gjatë një bastisjeje në një pronë në zonën e kryqëzimit të Avenida Sigchos me rrugën Calaví, në kantonin La Maná.












































