Home Sport Broja në pikëpyetje te Bërnli, Vrioni shpërthen me golanë Austri, Muçi krahasohet...

Broja në pikëpyetje te Bërnli, Vrioni shpërthen me golanë Austri, Muçi krahasohet me legjendat

0
32

Vijon performance poziive e lojtarëve shqiptarë që luajnë në klubet europiane, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin Armando Broja, për të cilin zhvillimet flasin për pasiguri te Bërnli. Në fakt, Armando Broja u raportua dje si pjesë e lojtarëve, që janë lënë jashtë si zgjedhje për Bërnlin në “Carabao Cup”. Përballë ishte Notts County dhe kualifikimi u arrit për Bërnlin përmes penalltive. Fakt është se dy javë më parë ishte trajneri Niki Hajen, që zbuloi se Broja është dëmtuar. “Broja ka një dëmtim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, shprehej trajneri belg. Situata e Brojës është disi e paqartë. Zërat për largimin e tij ndërkohë kanë qarkulluar vazhdimisht. Një vit më parë u shpenzuan 20 milionë paund nga Bërnli. Çelsi përfitonte shumën e majme për sulmuesin e Kombëtares i cili ishte jashtë planeve.

Muçi krahasohet me legjendën Kantona dhe Ronaldon

Ernest Muçit i është shtuar simpatia te tifozët e Trabzonsporit, pasi vendosi të dorëzonte numrin 10 për Mohamed Salah. Mesfushori me tipare sulmuese mori më pas numrin 7, duke na kthyer pas 30 vite për një nga historitë më të famshme të fanellave. Ishte Devid Bekam që shpërtheu në sezonin 1996/97, duke fituar simpatinë e të gjithëve te Mançester Junajtid. Asokohe mbante numrin 10. Më pas u thirr nga trajneri Ferguson, i cili i komunikoi vendimin për sezonin e ri. Blerja e re e Junajtid, Tedi Sheringam, do të merrte numrin 10. Në anën tjetër Bekam do të mbante numrin 7, i cili ishte lënë bosh nga Erik Kantona. Me Bekam u kthye në trend, ndërsa më pas e mori Kristiano Ronaldo pas largimit të legjendës së Anglisë.

Vrioni i papërmbajtshëm në Austri

Sulmuesi Xhakomo Vrioni është shndërruar në goleador te skuadra e Volfsberger në elitën e futbollit austriak. Pas dopietës në javën e parë ndaj Austrisë së Vienës, 27-vjeçari ka arritur të realizojë serish, teksa i shënoi gjigantëve të Salzburgut në minutën e 67-të, në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Vlen të theksohet fakti se Vrioni u transferua këtë sezon nga radhët e Çezenës, teksa po arrin të bëjë mjaft mirë, duke u shndërruar në një lider të vërtetë te skuadra e tij e re.

Ujka e nis me gol që në javën e parë të kampionatit belg

Serxho Ujka u shndërrua në hero, për skuadrën belge të Zulte Varegem në triumfin me përmbysje 2-1 ndaj Genk në duelin e javës së parë të kampionatit. Shqiptari u hodh në fushë në minutën e 76-të, teksa rezultati ishte 0 me 1 për Genk pas golit të shënuar nga Durosinmi në minutën e 39-të. Futja e Ujkës ndryshoi rrjedhën e lojës, teksa fillimisht në minutën e 82-të, ishte Ake që rikthehu baraspeshën, ndërkohë që në minutën e 86-të, ishte futbollisti shqiptar ai që shënoi golin e përmbysjes, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij në këtë start të sezonit të ri. Një nisje fantastike për djaloshin 27-vjeçar, emri i të cilit u brohorit në kor nga tifozët vendas. Ndërkohë, dje, Xherdan Shaqiri në fushë hyri në minutën e 60-të përballë Thunit (4-2), ndërsa 15 minuta më vonë, ylli i Bazelit shënoi gol. Ishte goli i parë i Shaqirit këtë edicion me fanellën e Bazelit në Superligën e Zvicrës.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here