Garave të mëdha europiane po u vjen fundi. Pas finales së Ligës së Europës që u zhvillua të mërkurën, në radhë janë edhe finalet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Konferencës. Kështu, Kristal Palace-Rajo Valekano do të diskutojnë finalen e Konferencë League 6 ditë më pas në Laipzig. Do të jetë një ndeshje ku historia do të shkruhet. Kristal Palace kërkon të bëhet klubi i parë londinez që fiton këtë trofe, ndërsa Rajo Valekano synon të sjellë për herë të parë një kupë europiane në Vajekas.
Një duel mes ambicies dhe ëndrrës, ku çdo gol mund të jetë i pavdekshëm. Dy skuadra që nuk kanë qenë kurrë në këtë nivel, do të kërkojnë të shkruajnë historinë e tyre në futbollin kontinental. Kristal Palace, nën drejtimin e Oliver Glasner, ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në Europë. Pas eliminimit të Shakhtar Donjetsk në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-2, londinezët treguan forcën e tyre sulmuese, ku Ismaila Sarr spikati si golashënuesi kryesor me 9 gola në këtë kompeticion. Palace vjen nga një barazim 2-2 në Premier League ndaj Brentford, ku sërish Sarr dhe Uarton shënuan, por mbrojtja nuk arriti të ruajë avantazhin. Nga ana tjetër, Rajo e drejtuar nga Injigo Perez, ka qenë surpriza e madhe e këtij sezoni.
Madrilenët kaluan Strasburgun në gjysmëfinale me rezultat 2-0, duke treguar disiplinë dhe efikasitet. Portieri Augusto Bataja ka qenë një mur i vërtetë, ndërsa Serxhio Kamelo ka dhënë peshë në repartin ofensiv. Në kampionat, Rajo vjen nga një fitore 2-0 ndaj Vijarreal, që ka rritur moralin e skuadrës para finales. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në Leipzig, me mijëra tifozë anglezë dhe spanjollë që do të mbushin stadiumin. Kristal Palace shihet si favorit i lehtë, me probabilitet fitoreje rreth 48.7%, por Valekano ka treguar shpirt gare dhe unitet që mund të përmbysin çdo parashikim. Dy skuadra që nuk kanë qenë kurrë më parë në një finale europiane, do të kërkojnë të shkruajnë kapitullin e tyre të artë në futbollin kontinental. Aglezët, nën drejtimin e Oliver Glasner, ka bërë një sezon të shkëlqyer në Europë. Përveç Sarr, mesfushori i ri Adam Uarton ka dhënë energji dhe kreativitet, duke u shndërruar në një element kyç për lojën e skuadrës.
Nga ana tjetër, Rajo Vajekano, i drejtuar nga Inigo Perez, ka qenë surpriza e madhe e këtij sezoni. Kristal Palace kërkon të bëhet klubi i parë londinez që fiton këtë trofe, ndërsa Rajo Valekano synon të sjellë për herë të parë një kupë europiane në Vajekas. Një duel mes ambicies dhe ëndrrës, ku çdo gol mund të jetë i pavdekshëm. Kjo finale e madhe do të luhet të mërkurën më 27 maj, ora 21:00, në Leipzig.






































