Protesta në Tragjas, banorët kundërshtojnë projektin e ujësjellësit

0
31

Banorët e fshatrave Tragjas, Radhimë dhe Orikum kanë protestuar sërish sot kundër projektit të ujësjellësit që parashikon marrjen e burimit të ujit të fshatit për të furnizuar me ujë Dhërmiun, Palasën dhe Jalën. Ata janë të shqetësuar se ky projekt do të dëmtojë burimin e Izvorit, i cili është burimi kryesor i ujit për ta.

Gjatë protestës, pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, pasi autoritetet dhe punëtorët e firmës që do të realizojnë projektin kishin mbërritur në fshat për të nisur punimet. Banorët reaguan ashpër për të mbrojtur burimin e ujit, duke u përplasur me policinë.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama e ka quajtur protestën e banorëve si “çmenduri”, duke theksuar se projekti nuk ka asnjë kërcënim për furnizimin me ujë të pijshëm. Ai sqaroi se shfrytëzimi i burimit të Izvorit do të jetë dy herë më i vogël se prurja minimale e tij dhe ajo që mbetet e pa shfrytëzuar do të jetë e mjaftueshme për të mbajtur ekosistemin dhe për nevojat e Tragjasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here