Çfarë mund të ndodhë në 2025-ën sipas ‘dakordësisë’ mes Nostradamusit dhe Baba Vangës

0
45

Nostradamus dhe Baba Vanga janë dy figura të njohura për parashikimet e tyre, dhe shpeshherë njerëzit i lidhin ato me ngjarje të ndryshme në të ardhmen. Parashikimet e tyre janë interpretuar në mënyra të ndryshme, dhe shpesh krijohet një atmosferë frike rreth tyre.

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy parashikojnë një fat të zi për Evropën në vitin 2025. Nostradamus, një astrolog dhe mjek francez i famshëm, i cili jetoi në vitet 1500 tha se Evropa do të përfshihej në “luftëra mizore”. Në të njëjtin parashikim shtoi: Murtaja, do të jetë më e keqe se armiqtë. Ndërsa Baba Vanga, e cila vdiq në 1996, paralajmëroi për një konflikt që do të “shkatërronte” kontinentin. Baba Vanga u verbua kur ishte e re parashikoi se Rusia do të dominonte globin.

“Të gjitha do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një mbetet i papreku. Lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë,”- tha Baba Vanga sipas mediave të huaja.

Profecia e Baba Vanga është një lajm i keq për Kamala Harris

Me zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2024 në linjë dhe votuesit që do të hedhin votat e tyre në kuti të martën që vjen, më 5 nëntor, fushata mes Kamala Harris të demokratëve dhe Donald Trump të republikanëve po nxehet. Harris po përpiqet të bëhet presidentja e parë femër, por Baba Vanga ka një parashikim të keq për 60-vjeçaren.

Ajo parashikoi më parë se Barack Obama do të bëhej presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve, por gjithashtu paralajmëroi se ai do të ishte edhe i fundit. Megjithatë, ndonjëherë ajo gabon. Ajo kishte parashikuar gjithashtu se Evropa do të shkatërrohej deri në vitin 2017 dhe do të shndërrohej në një shkreti. Por kjo nuk ka ndodhur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here