Të dënuarit nga Britania drejt Tiranës, avokati Hasani: Deri më tani 44 aplikime, ja arsyeja e transferimit

0
62

Burgu i ‘Ali Demit’ do strehojë të burgosurit shqiptarë të dëbuar nga Britania, si pjesë e një marrëveshjeje transferimi të të burgosurve, ku Britania e Madhe do të paguajë Shqipërinë për të pranuar 200 të burgosur shqiptarë më të rrezikshëm që aktualisht ndodhen në burgjet britanike.

Lidhur me këtë, avokati Naim Hasani i ftuar në një intervistë televizive, u shpreh se kjo marrëveshje ka ardhur si pasojë e mbipopullimit të burgjeve dhe faturës së lartë të qeverisë britanike.

Ai tha se qeveria britanike ka marrë përsipër shpenzimet për të burgosurit, ndërsa theksoi se deri tani janë 44 persona që kanë aplikuar për tu kthyer.

Sipas tij me fitoren e laburistëve janë ulur dhe tensionet me komunitetin shqiptarë dhe se nuk ekziston më ajo gjuha e urrejtjes nda shqiptarëve.

“Padyshim e shoh njëfarë entuziazmi për të pritur të burgosurit që vijnë nga Britania. Është një marrëveshje e bërë nga qeveria e Sunak dhe një marrëveshje që po zbatohet nga qeveria laburiste edhe problemi kryesor është mbipopullimi në burgje dhe fatura e lartë e mbajtjes së të huajve në burgje, janë shtysa kryesore për ti dërguar ata jashtë territorit të Britanisë.  

Kjo marrëveshje i mundëson shtetasve shqiptarë që janë të dënuar me 4 vite burg deri në të përjetshëm duke i dërguar në Shqipëri për të kryer dënimin por duke respektuar vendimet e gjykatave britanike. Janë përzgjedhur 200 të burgosur që nga vrasje dhe përdhunime, këta do transformohet drejt Shqipërisë dhe deri tani janë 44 persona që kanë aplikuar për tu kthyer.

Ka një numër shumë të vogël të transferimit të bërë në burgjet shqiptare, dhe nga marrëveshja Britania ka marrë përsipër rikonstruktimin e burgjeve siç është burgu i Ali Demit, po ashtu trajtimi në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe po ashtu trajnimi i stafit dhe përgatitja e nivelit të përshtatshëm për të pritur ata dhe pajisjet e nevojshme që sistemi të operojë në përshtatje me sistemin britanik.

Kjo është marrëveshje ndërqeveritare dhe janë avokatë të caktuar të burgjeve që merren me të tilla çështje dhe të dënuarit mund të aplikojë direkt te autoritete e burgjeve.”

Më tej ai shtoi se me fitoren e partisë laburiste dhe largimin e Sunak kemi një parti ka  treguar se mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, kemi parë totalisht një ulje të tensioneve sa i përket frymës dhe retorikës antishqiptare të emigrantëve në Britani.

“Kemi një situatë të qetë ku kjo qeveri nuk ka asnjë eksponentë të saj të përdorë një gjuhë antagoniste, urrejtje ndaj shqiptarëve si ajo që kemi pasur më parë. Shqiptarët si çdo komunitet tjetër janë një komunitet që kontribuojnë në çdo fushë në Britani.

Nuk pres që kjo qeveri ti hapë dyert çdo personi, por do të jetë e drejtë dhe e rreptë sa i përket rregullave të emigracionit. Qeveria aktuale do të jetë e drejtë që zbaton ligjet por e rreptë sa i përket emigracionit të paligjshëm.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here