Mediat serbe bëjnë paralajmërimin ‘bombë’: Vuçiç do të shpallë nesër okupimin e Veriut të Kosovës

0
30

Mediat serbe raportojnë se presidenti Aleksandar Vuiçiç nesër (e premte) në orën 18.00 do t’i drejtohet popullit përmes një konference.

Dy ditë më parë Vuçiç deklaroi se brenda 72 orëve do t’i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës.

Mediat e Beogradit theksojnë se “në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të Veriut të Kosovës” me preteksin se “atje po vuan popullsia civile serbe”.

Deklaratat kërcënuese nga Serbia u intensifikuan pasi qeveria e Kosovës mbylli më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe –pasi ato vepronin në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në institucionet e mbyllura nga autoritetet e Kosovës, më 30 gusht, janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Në Kosovë ekzistojnë komuna, sipërmarrje publike, kopshte fëmijësh, shkolla fillore e të mesme, dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt prej Qeverisë së Serbisë, dhe gjenden nëpër qytetet ku jetojnë serbët.

Sipas ligjeve të Kosovës, këto institucione janë ilegale. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për mbyllje të strukturave paralele serbe prej vitit 2013, mirëpo ajo nuk është zbatuar plotësisht.

Për Vuçiç, “mbyllja e institucioneve paralele serbe në Veri është veprim ilegal dhe kriminal i Albin Kurtit”. Ai tha se vendimet e qeverisë së Kosoës janë dënuar edhe nga vendet e QUINT-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here