Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndër personat që e ka shijuar më shumë këtë verë duke pushuar nga jugu në veri.
Edhe pse shtatori erdhi dhe shumë njerëz i janë kthyer punës, duket se Meta vijon të shijojë edhe disa ditë pushime nën shoqërinë e aktorit të njohur, Bes Kallaku.
Së fundmi ai ka ndarë disa video, ku këtë herë shihet në Valbonë duke kënduar dhe kërcyer.
Në një video shfaqet duke kënduar me Vesin, teksa shkruan: “Kur Lugina e Valbonës ndizet flakë nga Bes Kallaku me këngën: “E para Laçi e para Kukësi!”.
Ndërsa në një video tjetër shihet me disa njerëz që kërcejnë valle popullore, pamje të cilat i ka shoqëruar dhe një shkrim.
“Kur vallen e udhëheq shqiponja e valles dardane, Nderi i Kombit, Deli Metalia që të tërheq si magnet”, shkruan Meta ndër të tjera.