Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit plas “bombën”: Mbetjet helmuese qëndruan të ekspozuara në Durrës, s’janë…

0
27

Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit, Jim Puckett, që ngriti alarmin dhe bëri të mundur që kontejnerë me mbetje të rrezikshme të nisura nga porti i Durrësit të bllokohen ka nxjerrë detaje “bombë” nga skandali”. Ai tha se mbetjet i zbuluan pas informacionit të dhënë nga një informator. Ai u shpreh se informacioni i marrë u verifikua me prova dhe foto duke çuar deri në bllokimin e këtyre kontejnerëve, që siç tha përmbajnë materiale të rrezikshme toksike. “Ne na u dha ky informacion nga një informator që kishte frikë t’i shprehte botës se kush është. Ishim të kujdesshëm për ta verifikuar informacionin, morëm foto të ngarkesave dhe prova të ngarkesave të kaluara drejt Kinës që u bllokuan nga kinezët në prill. Ne zbuluam të njëjtën kontejnerë që po ngarkoheshin në portin e Durrësit me një material me ngjyrë kafe. Ai material u analizua nga kinezët që kishte më shumë se 8 për qind të plumbit, që e bën atë një mbetje të rrezikshme. Të gjitha shifrat e dërguara nga informatorët na treguan për një problematikë të vërtet, edhe pse këta 102 kontejnerë që ne kërkuam të kthehen nuk janë analizuar. Jemi 95 për qind të sigurt se janë mbetje të prodhuara nga industria, nga pluhuri i furrës, mbetje toksike sipas Konventës së Baselit. Nuk jemi plotësisht të sigurt për materialin. Për mua është e jashtëzakonshme që e keni atë material në portin e Durrësit dhe e lini të hapur, nuk mund të lini një material të tillë të hapur. Pa ditur askush se çfarë përmban, rreziqet nëse bie shi, nëse fryn era që mund të përhapë këtë material. Ky material është ekspozuar në natyrë dhe njerëzit nuk e dinë. Materiali ka qëndruar i ekspozuar pranë portit të Durrësit. Problemi është se ministria dhe Doganat thonë se nuk kanë informacion. Pamë foto të mënyrës si po ngarkoheshin, me një traktor për t’i sjellë brenda kontejnerin, nuk ishin të vulosura”, tha ai. Drejtuesi i BAN shtoi se një pjesë e mbetjeve i përkasin kompanisë turko-shqiptare, Kurum, por një sasi aq e madhe nuk mund të jetë prodhim vetëm i një kompanie.

Manjani ngre alarmin

Nga ana tjetër, juristi Ylli Manjani e ka cilësuar çështjen e mbetjeve toksike si një detyrim të pashmangshëm të qeverisë shqiptare për të informuar qytetarët lidhur me origjinën dhe përmbajtjen e tyre. Manjani tha se probabiliteti që mirqënia e qytetarëve të jetë lehtësisht e rrezikuar nga prania e plumbit në këto mbetjet, është tejet i lartë. Sipas Manjanit, qeveria do duhet të saktësojë origjinën e tyre dhe nëse do të duhet të pranojnë “fajin”, si shenjë e përgjegjësisë shteërore lidhur me informimin e publikut për këtë çështje. “Nga kakofonia e informacionit public, kam frikë se fshihen gjëra të tjera. I referohem shpesh Kushtetutës, konkretisht neni 56, që thotë se kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij. Shteti ynë ka për detyrë të informojë njerëzit e vetë për gjendjen e mjedisit. Nëse verifikohet vërtetë që në portin e Durrësit ka plumb, që është helmues, depozitimi i tij të çon në vdekje. Shqipëria do të thotë që është një ‘Onkologjik’. Kjo është përgjegjësia e shtetit, të na thonë çfarë janë ato 102 kontenierë”, tha Manjani në ‘Now”.

Çfarë ka ndodhur?

Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara. BAN ngriti alarmin se një anije gjigante kontenierësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk’ u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase. Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Netëork”, BAN, beson se anija ‘Maersk Campton’ dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor’, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën. Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i kanë bllokuar në Singapor kontenierët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm. Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here