Falsifikoi dokumente shkollore, e pëson keq oficeri i policisë

0
32

Ndalohet oficeri i policisë në Shkodër. Mësohet se AMP, ka ndaluar inspektorin 29-vjeçar GJ.GJ, pasi ka falsifikuar dokumente shkollore me qëllim përfitimin e studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Ndaj 29-vjeçarit rëndojnë akuzat për verat penale “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Njoftimi i plotë:

Shkodër – Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit

Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here