Myslim Murrizi zbardh të fshehtat tronditëse brenda PD

0
98

Myslim Murrizi zbardh të fshehtat tronditëse brenda PD, ja pazari që po bëhet me PS poshtë tavolinës për zgjedhjet e 2025 dhe pse jam kundër idesë së Sali Berishës për qeveri teknike

 Rigels Seliman

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi ka nxjerrë disa detaje tronditëse brenda Partisë Demokratike. Në një intervistë televizive në emisonin “Top Talk” në “Top Channel”, zoti Murrizi ka thënë se opozita ka për detyrë të denoncojë publikisht aferat e qeverisë dhe pastaj t’i marr e t’i bëj dosje e t’i çojë te SPAK-u.  Sipas tij ata flasin me Damian Gjiknurin poshtë tavolinës dhe në kamera dalin e thonë ndryshe për të ruajtur status quonë që i tremben votës së emigrantëve, që nuk duan lista të hapura, që nuk luftojnë që të ketë vlerë të barabartë për mandat. Ai e quan gjithë këtë situatë hipokrizi. Murrizi nuk është dakord edhe për protestat që organizon PD.

-Zoti Murrizi, të premten është mbledhur grupi i dialogut pas një mungese të gjatë për Reformën Zgjedhore, nuk është arritur asgjë e duhet ta themi jo se ishte ndonjë pritshmëri ndryshe por ajo çfarë më bëri përshtypje në deklarata si Bylykbashi si të gjithë ishte fakti që Gjiknuri tha se nëse ato nuk e pranojnë dhe nuk biem dakord për votën e diasporës, nuk do të votohet. Ata kërkojnë 5 qershorin, ne do të plotësojmë vendimin e gjykatës kushtetuese, mund të zgjerohet herësi nëse ata nuk e konsiderojnë për të ulur pragun e herësit për listat dhe mbetet me kodin që ka qenë. Kjo thjeshtësia e të bërit pas një lufte shumë të madhe, më shumë se dy vite kush do ishte te komisioni, kush do e përfaqësonte, gjithë kërkesave se çfarë do të bëj një reformë e mirëfilltë zgjedhore, në korrik do të miratohet sipas afatit se ndryshe KQZ-ja nuk ka më kohë. Gjëja që vret më shumë është vota e diasporës që po kërkohet kaq shumë dhe akoma nuk po e realizojnë dot, ndërkohë që Ilirjan Celibashi e ka dhënë një zgjidhje për këtë?

Të jem i sinqertë, siç e shoh unë, e para nuk do as një muaj, as një javë e ndoshta as një ditë sepse po të ketë vullnet dhe po të duan e bëjnë me një ngritje dore siç e bënë në prill 2008, që e prishën marrëveshjen. Ai 5 qershori nuk është i suksesshëm në këndvështrimin tim.

-Pse e kërkojnë?

Sepse duan të ruajnë një status quo një grusht vemjesh që kërkojnë të vijnë në Kuvend pa votë. Vota e diasporës duhet të jetë kal beteje i opozitës dhe nuk di pse stonon qëndrimi i fortë, i qartë, i opozitës për votën e diasporës. Unë nuk besoj që shpirtërisht ndoshta e kanë qef të gjitha palët votën e diasporës për një arsye se diasporën nuk mund ta blesh, nuk mund ta intimidosh dhe nuk mund ta mashtrosh as me lekë dhe as për një vend pune. Diaspora është rebele jo vetëm te ne por në çdo vend të botës pasi sheh jo traun por qimen te qeveria. Diaspora është votë ndëshkuese.

-Qeveri teknike po kërkon opozita dhe madje këtë kërkesë e ka përfshirë bashkë me votën e diasporës të projekt rezoluta që përfshin edhe bashkimin e opozitës. Vlen qeveria teknike, a shmang manipulimin e votave një qeveri teknike, tre mujore për mbajtjen e zgjedhjeve?

Jo!

-Po për çfarë po kërkohet atëherë?

Shqipëria ka prodhuar 3-4 qeveri të tilla nga halli. Unë jam kundër qeverive teknike, pasi ne Shqipëri nuk ka njerëz teknik, por jemi në gen të politizuar. Ne nuk kemi teknicien, pasi realisht nuk kemi shoqëri civile, ajo është e helmuar qëkur blihen me paratë e ambasadave qoftë Holandeze, qoftë Amerikane, etj… qëkur krijohen në gen.

-Data 11 korrik do të sjellë protestën kombëtare të Partisë Demokratike. A vlen më të kërkohet bashkimi?

Bashkimi ndodh në mënyrë natyrale, nëse ndjehet shpirtërisht që janë opozitar me qeverinë. Nuk mund të ndodh me lutje, lëshime postesh të padëshiruara, ndryshe jep efekt të kundërt sepse ofendohen dhe përçmohen ata të cilët të kanë qëndruar apo militantët apo stoikët e besnikët tuaj, flas të linjës, pse ti dorëlëshuarin e kut, e çfarë po jep? Po jep aksionet e këtyre që të kanë qëndruar. Çfarë po vuan sot kjo opozitë? Dorë lëshimin dhe dhënien në mënyrë të pamerituar të aksioneve të shumë demokratëve, të cilët i qëndruan opozitës më të egër, 1997-2005 dhe pushteti i 2005-ës u doradovit te Luli, te Beneti, te Majlinda, te Grida, te Andi, e me radhë. Te këto që nuk i sheh gjëkundi më që aty. E pse duhet të bëhet një eksperiment i tillë. Unë jam kundër dhe si unë e shumë të tjerë të cilët duhet të mbajnë 34 vjet çizmet në qafë për të mbjellur aksionet e mia dhe t’ja japin Lulzim Bashës. Basha tha se ma besoi mua partinë se pa që isha shumë i epur për të bërë beteja për vatanin, për Shqipërinë. Ça betejash, ku qe beteja e këtij, te Rruga e Kombit që ia mbylli Ben Kraja se e çoi me vonesë, Beni i SPAK-ut. Nuk flet PD-ja për këtë pjesë. Ky ishte jashtë dhe i hypte balonës ditën që kishte gjyqin. Vetëm për këtë Ben Kraja nuk duhet të kalonte vettingun. Që nuk pati kohë të mjaftueshme, siç e thotë Kodi i Procedurës Penale e për të çuar dosjen për Bashën në Gjykatë të Lartë, pasi e çoi jashtë afatit. Ça beteje ka bërë ky, te ministria e Brendshme, që as e mori vesh njeri ku dhe sot ta shposh në hundë, në njoftë një drejtor policie nga 12 që ka gjithsej Shqipëria. Ça beteje bëri Majlinda Bregu, ca beteje bëri Benet Beci 8 vjet me PD e 8 vjet me PS, 14 vite te Fondi Shqiptar i Zhvillimit e 2 vite te KESH-i. E provoi për mandat deputeti, e pa se nuk kishte tendera, e shkoi atje ku ka tendera, te Bashkia. Kujt do t’i lutet më kjo opozitë që thotë hajdeni te ne? Kujt? PS? Nuk vjen PS-ja te ti. Kujt? Hysni Milloshit, i cili ta vdek. Kujt do t’i lutet? Komunistave të rinj, Arlind Qorri, nuk vjen te ti.

-Protesta e 11 korrikut, pse bëhen protesta konstante çdo javë te Bashkia e Tiranës dhe nuk bëhen protesta Kombëtare, por bëhen rrallë e tek…

Këtë e kam kërkuar në një mbledhje që u bë me përfaqësuesit. Unë nuk i quaj protesta me thënë të drejtën, se nëse vjen dhe bëhet me regji, e bën listën Flamuri, Albana apo Laeri e flet ajo vajza për Himarën, flet një nga të rinjtë që do t’i atashohet PD-së. Kjo është një far tubimi. Protesta ka tjetër sens dhe protesta është shprehje revolte e qytetarëve të vjedhur, të dhunuar, të detyruar që të lënë këtë vend nga kjo qeveri dhe kështu duhet të jetë edhe nesër kur të jetë PD-ja në pushtet. Protestë bëjnë francezët kur i vënë flakën Parisit, bëjnë grekët kur djegin Athinën, bëjnë gjermanët kur bllokojnë apo italianët e rumunët. Protestë me banderola e muzikë e pastaj me rregji e ca pogonishte pas himnit e pastaj fjalën e ka Hasani e pastaj Hyseni. Kjo nuk është protestë, unë kërkova në fjalën time në mbështetje dhe në solidaritet me arrestimin e padrejtë të Berishës, kërkova 20 shkurtin. U bë ai 20 shkurti por nuk ishte protestë por ishte tubim. Tani opozita nuk ka mision tjetër përveçse të thërrasë në tubime mbështetësit e saj më së pari, për të parë veten se ku është. Dhe ky është mision i vështirë i të qenurit opozitë. Te denoncojë publikisht aferat e qeverisë dhe pastaj t’i marr e t’i bëj dosje e t’i çojë te SPAK-u. Nëse këto kanë mision që duhet të flasin me Damian Gjiknurin poshtë tavolinës dhe dalin e thonë ndryshe para kamerave për të ruajtur status quonë që i tremben votës së emigrantëve, që nuk duan lista të hapura, që nuk luftojnë që të ketë vlerë të barabartë për mandat, atëherë kjo është hipokrizi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here