Ilir Meta plas deklaratën ‘bombë’: Monika është ish-gruaja ime! Kam njoftuar dhe djalin për divorcin

0
31

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë ka konfirmuar mbrëmjen e sotme zyrtarisht ndarjen me bashkëshorten Monika Kryemadhe. Ilir Meta është shprehur se pas deklaratave të saj në mbështetje të SPAK, ajo nuk është më gruaja, por ish-gruaja e tij.

Meta bëri me dije për herë të parë, duke konfirmuar me zë dhe figurë, se ka njoftuar dhe djalin e vetëm, Besarin për ndarjen me Monika Kryemadhin.

I ftuar në emisionin e Çim Pekës, ai ka thënë se kërkesën për ndarje e ka adresuar dhe në rrugë zyrtare, pra duke e bërë fakt prishjen e martesës në gjykatë. Ilir Meta zbuloi se idenë për divorc ia ka kërkuar dhe djali kohë më parë, për shkak të përplasjeve e debateve në çift.

“Pas kësaj deklarate, zonja kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Kam ndjekur dhe rrugën zyrtare, por për shkak të pushimeve kombëtare. Për këtë kam njoftuar dhe djalin tim, Besar Ilir Meta, se ai ma ka hedhur këtë ide. Më ka thënë ju kur keni kaq shumë përplasje…”, u shpreh Ilir Meta.

Newsbomb.al njoftoi më herët deklaratën që Ilir Meta do të bënte në emisionin e mbrëmjes së sotme, duke shfrytëzuar një emision në “prime time” për t’i bërë të ditur qytetarëve se Monika Kryemadhi është tashmë ish-gruaja e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here