Publikimi i tezës së Anglishtes pas fillimit të provimit, reagon menjëherë ministria e Arsimit

0
69

28 mijë maturantë po i nënshtrohen sot provimit të parë, që është ai i gjuhës së huaj. Siç ka ndodhur pothuajse çdo vit, pak pas fillimit të provimit, teza është publikuar në disa media online.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas daljes së tezes së provimit të gjuhës së huaj duke dënuar veprimin dhe duke theksuar se “akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës të gjuhës së huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën dhe mundin e mijëra mësuesve e punonjësve arsimorë, që janë angazhuar prej muajsh që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë nxënësit.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon fuqimisht çdo përpjekje për të minuar integritetin e procesit të provimit dhe punën e maturantëve, mësuesve dhe punonjësve arsimorë. Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet në standarde të larta, duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme. Këto standarde janë siguruar nëpërmjet programit orientues të Maturës Shtetërore, konsultimeve në çdo shkollë, testeve model të përgatitura nga QSHA, paratesteve të zhvilluara në çdo gjimnaz dhe këshillimeve nga shërbimi psiko-social për menaxhimin e stresit në provime”, thuhet ndër të tjera në reagimin e MAS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here