Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë për sulm terrorist, Kremlini e konsideroi propagandë

0
64

Shtetet e Bashkuara thonë se Shtëpia e Bardhë paralajmëroi autoritetet ruse në fillim të marsit për një sulm që mund të synonte “mbledhjet e mëdha” në Moskë.

“Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, duke përfshirë koncerte”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Uashingtoni “e ndau këtë informacion me autoritetet ruse”, shtoi ajo. Gordon Corera, korrespondenti i sigurisë i BBC-së, më herët deklaroi se Kremlini i hodhi poshtë këto paralajmërime si “propagandë” – edhe pasi SHBA-ja bëri publike shqetësimet e saj për amerikanët që qëndrojnë në Rusi.

Sulmi i ndjeshëm në një sallë koncertesh lanë rreth 80 viktima e dhjetëra të plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here