Dy zyrtarët e Rithemelimit braktisin Berishën dhe i bashkohen Bashës/ Kreu i PD: Dora jonë e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar

0
48

Dy drejtues të degëve të Partisë Demokratike në Klos kanë braktisur ‘non gratën’ Sali Berisha i cili prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet në arrest shtëpie. Bëhet fjalë për Fitnete Krosi dhe Qazim Rexhepin, dy kontribuues të hershëm të Partisë demokratike, të cilët i janë bashkuar grupit të Lulzim Bashës.

Të dy drejtuesit pas luftës në PD u pozicionuan krah Rithemelimit, por tashmë kanë braktur Sali Berishën dhe i janë bashkuar grupit Basha.

“Kënaqësi të takoja Fitnete Krosin dhe Qazim Rexhepin. Ata kanë vendosur të ribashkohen me ne dhe të ndihmojnë në ringritjen e PD. Dora jonë mbetet e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE”, shkruan Basha.

Ka qenë kryedemokrati që ka ndarë foto nga takimi në selinë e PD, ndërsa shkruan se të dy kanë vendosur që të ndihmojnë në ringritjen e PD.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e çdo demokrati, është forca që ndryshoi fatin e vendit 34 vjet më parë dhe të gjithë së bashku duhet ta shndërrojmë në alternativë të shqiptarëve.  Udhëheqësit shkojnë e vijnë, por PD do të rritet e forcohet si projekti më i bukur që mishëron shpresën e shqiptarëve për ndryshim”, shkruan Basha.
Basha thotë se PD është e hapur për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here