“Moj zonjë nuk ndërpritet tjetri, është kulturë…”/ Plas sherri në studio, Spartak Ngjela përplaset ashpër me Monika Lubonjën, aktorja tenton të largohet nga emisioni

0
51

Avokati Spartak Ngjela ka debatuar me aktoren Monika Lubonja sa i përket konflikteve të brenshme në një çift.

I ftuar në “E Diell”, Ngjela theksoi se problemi kryesor për xhelozinë në një çift është konflikti i brenshëm midis çifteve, burri. Avokati thekson se sidomos në rastet kur ka në krah një femër të bukur burri priret të debatojë.

I ndërprerë nga Lubonja, Ngjela i është kthyer ashpër duke thënë që t’i dëgjonte argumentin, pasi një gjë e tillë përgjatë një diskutimi është kulturë.

Pasi është kaluar ky moment, aktorja i është drejtuar avokatit me një pyetje: nëse nëse një burrë është i bukur fizikisht, çfarë të bëjë një grua? Në përgjigje Ngjela e ka dengdisur diskutimin tek morali brenda një marrëdhënie, gjë për të cilën Monika është ndjer jo mirë duke argumentuar se në debat nuk po flitej për moral fare. Aktorja është ngritur të largohej nga studio, duke i thënë Manushit që të mos e bëj pjesë të një paneli ku nuk ka dialog.

Ngjela: Gjëja kryesore në konfliktin e brenshëm midis çifteve, qoftë të martuar apo të pa martuar është se xhelozia e burrit është shumë e madhe. Pse është e madhe? Kjo ndodh sidomos në rastet kur partnerja është e bukur. Moj zonjë, më lejoni mua. Ku e dini ju si është e vërteta. Eksperienca… Keni eksperiencën e Noc Rrokut.

Monika: Kemi si nuk kemi. Të jesh i sigurt që kemi shumë eksperiencë.

Ngjela: Moj, nuk ndërpritet tjetri zonjë, është kulturë.

Monika: Po është debat mor profesor, është debat.

Ngjela: Jo, nuk është debat pa mbaruar idenë. Mësoheni që debatohet ideja, jo fjala.

Ronaldo: Profesor, por vetëm ta mbarojmë sot të lutem.

Ngjela: A na lë rehat tani… Kur e ke të dashurën e bukur, fillon xhelozia dhe nuk ka objekt. Këtu është sekreti që më ndërpreve. Dhe çfarë ndodh në darkë. Vjen në shtëpi dhe ai thotë “pse e pe atë”, “ku e pe atë”, “ku e pe këtu”, “pse kalove nga ajo rrugë”. I kam të gjitha të dokumentuara nuk flas kot.

Monika: Këto janë të vjetëra profesor.

Ngjela: Qeshin këta që i kanë kaluar këto. Tani tju them një gjë. Këto që po them unë kanë nuancë tragjike, po qe se doni ti ktheni në komedi, shkoni në estradë. Këtu ndodhin edhe divorcet dhe dyshimi deri në krim. Askush nuk e di sot se çfarë niveli e kam unë psikikën. Vetëm nëse unë bëjë analizë psikiatrike, përndryshe askush nuk e di se në çfarë niveli e kam unë rezistencën e psikikës. Burrat e kanë shumë të dobët rezistencën ndaj xhelozisë dhe më e keqja është se shkojnë deri në fantazi dhe fantazinë e besojnë. Sensi i të bukurës sot në estetikën moderne nuk vjen nga natyra, nga bukuria e gruas.

Monika: Nëse një burrë është i bukur fizikisht, çfarë të bëjë një grua?

Ngjela: Asaj që ju i thoni tradhëti është erotikë e lirë. Këtu ne jemi duke folur edhe për moralitetin. Ka çifte që nuk e kanë, por janë me liri seksuale.

Monika: Pse vajte te imoraliteti sepse ne nuk e çuam aty.

Manushi: Ahhh ka edhe nga këta.

Monika: Nëse nuk do të bëhet debat mos më më ftoni më…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here