“Teatri i tensioneve i intereson Ramës dhe ministrave të tij të zhytur në afera”, Basha flet pas kaosit nga militantët e grupit Berisha-Bardhi: E pafalshme që një vend i NATO-s zvarrit dokumentet burokratike

0
68

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një reagim ka folur për rrëzimin e amenadamenteve të tij, teksa shprehet se asnjë aks dhune nuk pat inga ana e opozitës në Kuvend.

Basha: Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia i intereson Edi Ramës. Teatër që i volit Ramës dhe ministrave të tij të zhytur në afera. Nuk pati asnjë akt parlamentar të opozitës, as mundësi për të kërkuar llogari e as për të shprehur ku qëndron opozita në raport me hallet e qytetarëve.
Ky teatër do ishte i pamundur nëse ata deputetë do vendosnin para interesat e qytetarëve jo interesat e ngushta.
Sot është miratuar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Strategjia duhej ti nënshtrohej një debati politik e publik. E pafalshme që një vend i NATO të zvarritet me dokumente burokratikë.
Nuk ka detyrë më të madhe për një kryefamiljar, një qytetar, aq më shumë për një përfaqësues politik të përgatitesh për të keqen më të madhe dhe të fshihesh pas ombrellës së NATO. Ndaj kam kërkuar dy amendamente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here