Ndalohet nga policia në vendin fqinj, Mentor Kikia habit me deklaratën e bujshme: Emri im figuronte në ‘listën e zezë’ të ambasadës greke

0
97

Analisti Mentor Kikia, në një studio televizive ka vënë theksin në faktin që nga institucionet e shtetit grek janë konsumuar aktet më brutale në historinë moderne të evropës, më çnjerëzore apo dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Në Shqipëri kanë humbur jetën persona që janë dhunuar nga policia greke. Më ka ndaluar policia greke sepse unë, pa e ditur, figuroja në një ‘listë të zezë’ të ambasadës greke, e cila ka referuar në ministrinë e saj të jashtme në Athinë, për njerëz në Shqipëri që nuk ndajnë opinoione në përshtatje me politikën e tyre. Konsiderohen të papërshtatshëm për shkak të, sipas tyre, “veprimtarisë antihelenike”. Nuk janë ‘non grata’, por veprojnë në këtë mënyrë. Dy herë më parë isha refuzuar, por ua lashë policëve grekë për shkak të sjelljes. Por ata ishin në dijeni të gjithëshkaje që unë bëja. Njerëzit që janë në këtë listë janë të survejuar.”, tha Kikia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here