“Dorëzohet” Vuçiç : Serbia nuk do mbajë zgjedhjet në Kosovë

0
52

Zgjedhjet parlamentare, përfundimisht nuk do të mbahen dhe në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Këtë gjë e konfirmoi vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se është ai që nuk të lejojë serbët të kenë të drejtat themelore.

“Perëndimi do të thotë se nuk ka mundësi për t’i bërë presion Kurtit dhe do të lëshojë një deklaratë. Tashmë ka pasur një deklaratë nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dhe kaq”, tha Vuçiç nga samiti i klimës në Dubai.

“Ne duhet ta njohim Kosovën në mënyrë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Pikë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Dhe, këtë e dinë të gjithë në Serbi dhe në Evropë. Është mirë që ata do të reagojnë për këtë, por ne nuk do të kemi asgjë nga ai reagim”, shtoi Vuçiç.

Më 19 nëntor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një letër dërguar shefit të misionit të OSBE, Michael Davenport, shkruante se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të posaçme, në mënyrë që pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, që kanë shtetësi të dyfishtë, të mund të votojnë në territorin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here