Gjykata kundërshton qeverinë, pezullohet ligji që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite brenda vendit

0
92

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, çka i ndalon ata të ikin nga Shqipëria 5 vite pas mbarimit të studimeve.

Me anë të një vendimi, Gjykata ka pranuar kërkesën e një grupi deputetësh dhe studentësh, duke pezulluar zbatimin e ligjit deri në shqyrtimin në themel të tij.

Ligji i kundërshtuar gjerësisht nga studentët dhe opozita, u miratua në korrik të këtij viti si masë për të frenuar largimin e mjekëve nga Shqipëria.

“Studentët e vitit të parë , apo më saktë kandidatët për studentë, përpara regjistrimit, ata që shpallen fitues, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje me UMT me MAS dhe MSHMS për tu angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri, në institucionet tona shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqë pas përmbushjes së këtij detyrimi. Ndërkohë që për studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, përsëri në fillim të këtij viti akademik do të nënshkruhet një marrëveshje ku angazhohen që do të qëndrojnë përkatësisht: studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, dy vite, punësim në Shqipëri”, sqaronte ministrja e Arsimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here