Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka emëruar ish-futbollistin dhe trajnerin Andriy Shevchenko si këshilltarin e tij të pavarur.
“Do të përpiqem ta ndihmoj vendin tim veçanërisht përmes asaj që kam bërë edhe më parë, duke u përpjekur përmes futbollit të bëj ngjarje për të ndihmuar vendin tim, të përpiqem të promovoj më shumë vendin tim dhe të ndihmoj Ukraina.
Unë do të jem gjithmonë edhe më i zënë për sa kohë të zgjasë lufta. Duhet të bëj gjithçka që njerëzit të na mbështesin.”
Shevchenko, 46 ??vjeç, u tërhoq nga futbolli aktiv në vitin 2012.
Me fanellën e Milanit ai fitoi Champions League në sezonin 2002-2003 dhe Scudetton sezonin pasues.
Shevchenko fitoi edhe Topin e Artë në vitin 2004.