Frida Krifca drejt prangave, Altin Dumani del me deklaratën e fortë

0
74

Nis numërimi mbrapsht për ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca. SPAK ka konfirmuar sot se ka nisur hetimet për skandalin me fondet e BE. Pak muaj më parë Brukseli ndërpreu fondet IPARD, pra paratë që shkojnë për bujqësinë, pas dyshimeve se ka abuzime dhe korrupsion. Madje është bërë dhe një padi në SPAK lidhur me këtë çështje nga OLAF.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me gazetarët ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për këtë dosje.

“Hetimet për këtë dosje kanë nisur dhe janë në proces paraprak. Po verifikojmë nëse ka vepër penale apo jo”, ka thënë Dumani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here