Plagosi dy persona në Sarandë/ Nga trafiku i drogës te kapja me armë, e shkuara e errët e ‘Radarit’

0
67

Personi që shihni në foto është Fatmir Jashari, autor i dyshuar i plagosjes së dy personave sot në Sarandë, ndërsa një prej tyre është rëndë. Jashari, pas një konflikti ka plagosur me thikë Edmond Sulon, 54 vjeç (rëndë) dhe Spiro Llambrin, 62 vjeç.

Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar, është arrestuar në vitin 2000 në Korfuz nen drejtimin e një skafi me të cili kryente trafik droge, ngjarje për të cilën u dënua 2 vjet burg. Po ashtu Jashari është arrestuar në vitin 2009 nga Policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg marijuanë, por u lirua pas disa muajsh dhe në vitin 2013 është prangosur në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg marijuanë.

Kujtojmë se gjatë kontrollit të banesës së Fatmir Jasharit në 2009 u gjetën 3 zjarri automatike tip kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë. Por duket se nuk ka mjaftuar me kaq, pasi në vitin 2013 në automjetin e tij që u kap me droge i’u gjet 1 kallashnikov, ndërsa në banesë disa kapsolla detonatorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here